Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut.
Këtë e konfirmon për RTK-në, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Megjithatë, as kryetari i kësaj komune, por as kryesuesi, nuk janë në dijeni për mbajtjen e kësaj seance e cila mund të thirret një javë më herët, tre ditë më herët, apo në raste urgjente, disa orë para mbajtjes.
Ka kaluar një vit prej kur morën pozitat e kryetarëve të dy komunave veriore, Izmir Zeqiri e Ilir Peci dhe ende detyrën e ushtrojnë nga zyrat alternative në fshatrat Çabër e Lipë.
Bojkoti i qytetarëve të Zubin Potokut e të Zveçanit për të votuar për shkarkimin e tyre më 21 prill, u ka hapur rrugë atyre që detyrën ta ushtrojnë nga zyrat në komunë.
Një gjë e tillë në Zubin Potok pritet të ndodhë nesër. Në ndërtesën e kësaj komune, sipas ministrit të Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krsniqi, pritet të mbahet seanca e parë e Kuvendit Komunal.
“Që nga fillimi kemi qenë kundër që ata të punojnë nga zyrat alternative dhe ju kemi ba thirrje e ju kemi krijua siguri që ata të shkojnë në zyrat e komunës. Unë sot pranova informatë nga kryesuesi i Kuvendi të Komunës së Zubin Potokut që ata nesër do ta mbajnë seancën e parë në objektin e komunës në Zubin Potok. Shpresoj që ky veprim dhe thirrja e kryeministrit pas mbajtës së zgjedhjeve të së dielës, që kryetarët të kthehen në komunë dhe të bashkëpunojnë me qytetarët drejtpërdrejtë është shumë I rëndësishëm”, tha Elbert Krasniqi, ministër i Administrimit dhe Pushtetit Lokal
Por ftesat për seancë, Vedat Mehmeti, kryesues i Kuvendit Komunal të Zubin Potokut, ende nuk i ka dërguar. Ai thotë se nuk kanë planifikuar ndonjë seancë për të premten.
“Deri në këto momente nuk kam dërgua ftesë as kurrgjë, për shkak se seanca e rregullt kërkon 7 ditë punë përpara me i njoftua, seanca e jashtëzakonshme kërkon 3 ditë pune, ndërsa seanca urgjente thirret në çdo kohë, me i njoftua asamblistët 1 orë ose gjysmë ore para mbledhjes. Deri në këto momente nuk planifikojmë me mbajt seancë. Ndoshta ministri.. nëse e ka konfirmua ministri atëherë le të mbesin fjalët e ministrit, ndoshta ai na telefonon më vonë na kërkon një gjë të tillë. Deri tash jo. Sa i përket Kuvendit Komunal çdo moment që na kërkohet jemi të gatshëm me u vendos në objektin e Komunën ë Zubin Potok”, tha Vedat Mehmeti, kryesues i Kuvendit Komunal në Zubin Potok
Për mbajtjen e një seance të mundshme të premten, nuk është i njoftuar as kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri. Ai thotë se seanca ishte planifikuar për të martën e javës tjetër.
“Nuk e di, kryesuesi i Kuvendit ka paralajmërua kah e marta me u mbajt, por nëse vendos që është më urgjencë unë do ti përgjigjem thirrjes, por për të martën është parapa. Për të martën kam informacione, me siguri do të më informoj sonte nëse ka ndonjë urgjencë për mbajtje të seancës. Unë jam i gatshëm, gjithmonë kam qenë, i përgjigjem secilës thirrje, ne duhet me u harmonizua rreth rendit të ditës, unë e di që për të martën”, tha Izmir Zeqiri, kryetar i Zubin Potokut
Kryetarët e këtyre dy komunave veriore, patën hyrë në objektet e komunave që udhëheqin më 26 maj të vitit të kaluar, nën mbrojtjen e Policisë së Kosovës. Por më 29 maj 2023 iu pamundësua hyrja nga protestuesit serbë.
Para komunës së Zveçanit, protesta kishte eskaluar në dhunë, duke lënë të plagosur dhjetëra ushtarë të KFOR-it. Nga atëherë, kryetarët e këtyre dy qyteteve kishin ushtruar detyrën nga zyrat alternative në fshatra.
Shkuarjen e tyre në zyrat e komunës e ka kërkuar edhe kryeministri Albin Kurti, pas bojkotit të votimit të së dielës nga serbët, për shkarkim të kryetarëve shqiptarë.
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...