Google ADS

Nënshkruhet marrëveshja për strehimoren e viktimave të dhunës në Mitrovicë

16:30 | 20 Gusht 2024
E.G

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bashkë me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq sot nënshkruan kontratën përmes së cilës i hapet rrugë për shfrytëzimit të kompleksit të objekteve të ish Remont në Mitrovicën e Veriut.

Me anë të një postimi në Facebook, ai u shpreh i lumtur që një objekt i tillë do të kthehet për qendër që do të ofrojë përkujdesje dhe strehim për viktimat e dhunës në familje, shkruan Arbresh.info.

“Me këtë rast, jam shumë i lumtur që një objekt të këtij kompleksi, bashkë me Ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe Nënkryetaren e Mitrovicës së Veriut Katarina Adancic, e destinuam për qendër që do të ofrojë përkujdesje dhe strehim për viktimat e dhunës në familje.”, ka shkruar ai.

“Si institucione të të gjitha niveleve nuk do të ndalemi në shtimin dhe avansimin e shërbimeve për të gjithë qytetarët pa dallim.”, shtoi ministri Sveçla./Arbresh.info/

Të ngjashme