Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka ngritur shqetësime në lidhje me mbledhjen e komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e AKI-së.
Ajo theksoi se është bërë ftesa për shefin e AKI-së për të raportuar mbi shqetësimet e ngritura nga mediat, veçanërisht për dy zyrtarë të AKI-së dhe disa mesazhe të Dejona Mihalit.
Musliu theksoi rëndësinë e ruajtjes së lirisë së mediave dhe angazhimin e deputetëve të opozitës për mbrojtjen e imazhit të institucionit.
“Epatë se cka ndodhi në mbledhjen e komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e AKI-së. Duke ngritur shqetësimin e mediave për ka ftuar shefin e AKI-së për të raportuar lidhur me shqetësimet e ngritura nga mediat për dy zyrtarë të AKI-së si dhe disa mesazhe të Dejona Mihalit. Prandaj duke u bazuar në këto veprimtari të komisionit dhe ligjeve të Kosovës e kemi ftuar shefin e AKI-së për shqetësimet e ngritura në media lidhur me ndërhyrjen e AKI-së në media di dhe mesazhet e Dejona Mihalit. E kemi bërë të qartë që ruajtja e lirisë së mediave është e rëndësishme. Bashkë me deputetët e opozitës jemi munduar ta ruajmë imazhin e këtij institucioni. Andaj sot e inkurajuam drejtorin e AKI-së që të ruajë imazhin e këtij institucioni”, tha Musliu.
Musliu përmendi një incident në të cilin Sali Zyba tentoi të ushtrojë presion mbi drejtorin e AKI-së.
“Drejtori u ftu sot për dy pika, për pikën e parë fola për pikën e dytë për ndërhyrjen e Dejona Mihalit në institucionet e shtetit. Jemi në përfundim të mandatit dhe çdo iniciative e jona hetimorë do të merret në kontekstin e fushatës zgjedhore. Kishte vullnet nga shefi i AKI-së që të shkojmë në AKI dhe të kemi qasje në dokumente. Ne nuk patëm mbledhje sepse në mungesë të kuorumit kemi pasur një bashkëbisedim i cili u tentua të ndërprehet nga Sali Zyba i cili bëri edhe presion te drejtori i AKI-së. Kërkuam nga drejtori i AKI-së qe të respektojë Kushtetutën”, tha tutje Musliu./Arbresh.info
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit