Projektligji mbi Ndarjet Buxhetore për vitin 2022, është miratuar në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere.
Buxheti u miratua me gjashtë vota për tre abstenime.
Ministri i Financave dhe Transferëve,Hekuran Murati gjatë raportimit në këtë komision tha se ka shpjeguar në tersi buxhetin e paraparë për vitin 2022 para anëtareve të komisionit.
“Ky projektligj pareshe mbi 2 miliardë euro si shpenzime kurse të hyra janë mbi 2 miliardë. Kemi një ngadalësim lidhur më deficitin. Risi në këtë projektligj parashihen përveç rritjes në disa dikastere ka edhe vazhdimin e ringjalljes ekonomike. Risi tjetër është edhe përfshirja e pagesës së TVSH-së në projekte”, tha Murati.
Por për deputetin e PDK-së, Mergim Lushtaku që është anëtar i këtij komisioni, ky projektligj i buxhetit për vitin 2022 lë shumë për të dëshiruar.
“Ky projektligj lë shumë për të dëshiruar. Ne këtë projektligj ka disa lëshime teknike. Qysh me i besuar unë që edhe tabelat e tjera janë barazua. Çështje tjetër është edhe çështja e d akordimit të Ministrive. Qeveria thotë se ka ma pak ministri, por ju në tabela keni figurua edhe ministrit që s’janë funksionale. Pastaj keni shti organizata që s’janë funksionale”, tha Lushtaku.
Por, sipas ministrit Murati këtë vitë për dallim nga vitet e kaluara ky buxhet është i balancuar.
“Ketë vit kemi buxhet të balancuara për dallim të viteve paraprake dhe çështjet tjera janë çështje teknike”, tha Murati.
E replika ndërmjet Muratit e Lushtatuk vazhdoj.
Lushtaku ka ve në pahë rritjen e borxhit publik deri sa ka ve në pikëpyetje uljen e buxhetit për Ministrinë Shëndetësisë dhe rritjen e buxhetit për Ministrin e Infrastrukturës.
” Shihet qartë që ka rritje prej se jeni ju në Qeveri. Ku keni zvogëluar buxhetin për shëndetësi dhe keni rritur buxhetin për Ministrinë Infrastrukturës”, tha Lushtaku.
E Murati fajin për rritjen e buxhetit në Infrastrukturë ja ka lenë Qeverisë së kaluar.
” Neve na i keni lenë borxhe ju në Infrastrukturë dhe ne se kemi rrit buxhetin por po i shlyejmë borxhet e juaja”, tha Murati.
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka bërë ka thënë buxheti nuk krijon zhvillim.
Ai ka pyetur për disa projekte dhe çështjen e pagave.
“Dua të di për vitin 2022 a mendoni të keni projekte të reja fiskale pastaj tekë banimi sociale ku janë buxhetu këto shtëpi qe i keni premtuar. Pastaj të pjesa e infrastrukturës nuk figuron ura e dëmtuar nga vërshimet në Rugovë të Hasit. Dua të di pse në buxhet për tri vitet e ardhshme rrugën Prizren- Tetovë e keni bërë një buxhet që nuk është ashtu siç keni thënë”, tha Hoti.
Edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka ngritur shumë pikëpyetje për mënyrën se si janë ndarë buxhetet për dikasteret ministrore.
“A s’keni menduar fare se duket të impelmentohet ligji i pagave. Pastaj keni shkurtime buxhetore për ministri të “, tha Lekaj./arbresh.info/
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...