Moti sot me diell dhe vranësira të pakta

06:58 | 19 Shtator 2024
E.G

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.

IHMK bën të ditur se vranësirat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu, shkruan Arbresh.info

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-21gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme