Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka nënshkruar sot marrëveshjet për skemën e granteve për Certifikimin e Produkteve dhe atë të Iniciativës për Fuqizim Digjital, ku kanë përfituar gjithsej 39 ndërmarrje, nga të cilat 18 në pronësi të grave.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari se këto grante do të shërbejnë si shtysë e rëndësishme për ndërmarrjet vendore, që të rrisin kapacitet e tyre dhe të shfrytëzojnë mundësi të reja në treg.
Të gjitha këto skema të mbështetjes, janë në linjë me vizionin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) për një ekonomi konkurruese, inovative dhe më të qëndrueshme.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), me 27.mars.2024, ka lansuar skemën e granteve për financim të bizneseve për certifikim të produkteve dhe për iniciativën për fuqizim digjital. Ndërmarrjet përfituese të certifikimit të produkteve janë në kuadër të shtatë sektorëve të strategjisë për zhvillim industrial, në kuadër të Politikës Industriale 2030.
Ndërkaq në kuadër të projektit Iniciativa për Fuqizim Digjital, ku Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) dhe në bashkëpunim me projektin “Enabling Income Generation for the Poor”( EnInGeP) të financuar nga Agjenica Austriake për Zhvillim dhe Bashkëpunim (ADC) kanë përfituar 33 ndërmarrje për shërbime digjitale në vendin tonë. Planifikohet që të përkrahen edhe rreth 70 ndërmarrje të tjera.
“Transformimi strukturor është dinamika kyçe që shtyn rritjen ekonomike të shpejtë, prandaj në funksion të politikave industriale, tregtare, të ndërrmarrësisë jemi duke zhvilluar sa më shumë instrumente dhe skema mbështetëse. Për herë të parë në Kosovë MINT ka hartuar politikën industriale me vizion të qartë deri në vitin 2030. Janë shtatë sektorë prodhues, përpunues, që janë si yje në rritje për të zhvilluar zinxhirin global të blerjes. Politika industriale 2030 ka për qëllim transformimin infrastrukturor të industrisë vendore në një industri më të integruar globale që është në gjendje të prodhojë produktet me vlerë të lartë të shtuar dhe të shtojë punësim të denjë për të rinjtë tanë”, ka thënë Hajdari.
“Me mbështetje të ndërmarrjeve vendore synojmë të kontribuojmë në rritje e prodhimit dhe përpunimit, përmirësimin e bilancit tregtar nëpërmjet eksporteve të larta. Përmes skemës së certifikimit të produkteve kanë përfituar 6 ndërmarrje të cilat do të nënshkruajnë marrëveshjen sot, planifikojmë përkrahjen edhe të 20 ndërmarrjeve. Në kuadër të projektit për Fuqizim Digjital, ku MINT përmes agjencisë KIESA, kanë përfituar 33 ndërmarrje për shërbime digjitale në vendin tonë. Planifikojmë të përkrahim edhe 70 ndërmarrje të tjera”, theksoi ajo.
Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve të skemës së granteve të pranishëm ishin: Zëvendës ambasadorja e Austrisë në Kosovë, znj. Clarissa Castek, përfaqësues të Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA), përfaqësues të projektit “EnInGeP”, përfaqësues të CARE International dhe ECIKS./Arbresh.info/
Arioni-Gresës: Ti ke ndjenja për Vullnetin
Kumbaro ndan pamje nga Kisha e Shën Marisë, u uron përmetarë...
3.6 miliardë euro për 2025, Kurti: Ky buxhet është i qytetar...
Incidenti me armë në Prishtinë, gjendja e dy të lënduarve ës...
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Murati falënderon deputetët pas miratimit të buxhetit në Kuv...