Google ADS

Ministria e Mbrojtjes hap konkurs për rekrutimin e kandidatëve të rinj

15:52 | 11 Tetor 2021
Arbresh.info

Ministria e Mbrojtjes përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook ka njoftuar se është shpallë konkursi për rekrutimin e kandidatëve të rinj për shkollim në akademitë ushtarake të SHBA-së.

Në këtë njoftim thuhet:

“Ministria e Mbrojtjes njofton të gjithë të interesuarit për shpalljen e konkursit për rekrutimin e kandidatëve të rinj për shkollim në Akademitë Ushtarake West Point dhe Akademinë e Forcave Ajrore dhe Akademinë e Forcave Detare të SHBA-së.

Kandidatet e përzgjedhur për kadetë, do të nënshkruajnë kontratën e shkollimit me FSK-në me të cilën përcaktohen obligimet që ata do të marrin si kadetë të FSK-së, si mbajtja e standardeve të larta të shkollimit akademik, gjendjes fizike, sjelljes dhe disiplinës. Mos përmbushja e obligimeve të parapara me kontratë në cilindo vit të shkollimit do të rezultojë me humbjen e statusit të kadetit.”

Po ashtu konkursi është i hapur nga data: 11.10.2021 deri më 25.10.2021 në ora 23.59.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme