Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 3 dhjetor do të mbahet ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024.
Sipas njoftimit, në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 2 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro, shkruan Arbresh.info.
“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (2 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...