Përfundojnë përgatitjet përfundimtare para seancës ndërqeveritare të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, e cila do të mbahet të martën më 25 janar në Sofje. Nga të dyja palët janë formuar grupet e punës dhe janë emëruar bashkëkryetarët e tyre.
Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria në periudhën e ardhshme dhe në kuadër të dinamikës së re të bashkëpunimit, të paralajmëruar nga dy kryeministrat Dimitar Kovaçevski dhe Kiril Petkov, duhet që përmes takimeve të grupeve punuese të afrojnë qëndrimet në disa fusha, të fokusohen në atë që është praktikisht e realizueshme për momentin, duke hapur kështu rrugën për gjetjen e zgjidhjeve për çështje më të vështira dhe përfundimisht tejkalimin e mosmarrëveshjes dhe zhbllokimin e fillimit të konferencës së parë ndërqeveritare të Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian.
Të dy qeveritë formuan katër grupe pune. Qeveria e Maqedonisë së Veriut formon grupet për ekonomi, tregti dhe inovacion, për infrastrukturë, transport dhe lidhje, për integrime evropiane dhe politika të gjelbra dhe për kulturë, shkencë dhe arsim, ndërsa në deklaratën e Qeverisë bullgare thuhet se janë formuar grupet për ekonomi, tregti dhe inovacion, infrastrukturë, transport dhe komunikim, bashkëpunim evropian – tranzicion të gjelbër dhe transformim dixhital dhe sundim i ligjit, kultura, shkenca, arsimi dhe rinia.
Bashkëkryesuesit e grupit të parë nga ana e Maqedonisë së Veriut janë zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Evropiane, Koordinim me Politikat Ekonomike dhe Investimet, Fatmir Bytyqi, ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Nga ana bullgare me këtë grupë do të bashkëkryesojnë zëvendëskryeministrja për ekonomi dhe industri dhe ministre e ekonomisë Kornelija Ninova, zëvendëskryeministri për eurofonde dhe ministër i Financave, Asen Vasilev dhe ministri për Inovacione dhe Rritje, Daniel Lorer.
Me grupin e dytë nga ana e Maqedonisë së Veriut do të bashkëkryesojnë ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski dhe ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Admirim Aliti, ndërsa nga ana bullgare do të marrin pjesë zëvendëskryeministri për Zhvillim rajonal dhe Punë Publike dhe ministër për zhvillim rajonal dhe Punë Publike Grozdan Karaxhov, ministri për Transport dhe Lidhje Nikollaj Sabev dhe ministri për Energjetikë Aleksandar Nokollov.
Bashkëkryesues të grupit të tretë nga ana e Maqedonisë së Veriut janë zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, zëvendëskryeministrja për Politikat e Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska dhe ministri i mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini. Nga ana bullgare me këtë grupë do të bashkëkryesojnë zëvendëskryeministri për Politika Klimatike dhe Ministër për Mjedis Jetësor dhe Ujëra, Borisllav Sandov, zëvendëskryeministrja për Qeverisje Efikase Kalina Konstantinova dhe ministrja e Drejtësisë Nadezhda Jordanova.
Me grupin e katërt të punës nga ana e Maqedonisë së Veriut do të kryesojnë zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi, ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, ndërsa nga ana bullgare, ministri i Arsimit dhe Shkencës Nikollaj Denkov, ministri i Kulturës Atanas Atanasov, ministri i Turizmit Hristo Prodanov dhe ministri për Rini dhe Sport Radostin Vasilev.
Kryeministrat paralajmëruan pesë grupe pune, i pesti është ai historik, por të dy qeveritë nuk formuan grup të veçantë pune dhe sipas asaj që thanë Kovaçevski dhe Petkov në konferencën për shtyp në Shkup, kjo fushë e mbulon komisionin e përbashkët maqedonas-bullgar, Komisionin për Çështje Historike dhe Arsimore, por nuk specifikoi nëse do të vazhdojë të punojë në formatin aktual.
Petkov, sërish theksoi se për dallim nga qasja e deritanishme, tani në takimet javore do të bisedohet për mundësitë reale të të gjtiha komisioneve, duke e përfshirë edhe komisionin historik.
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...