Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, morën pjesë në takimin virtual të radhës të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës.
Në takimin e udhëhequr nga sekretari i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lloyd Austin, u diskutua për situatën aktuale në Ukrainë, dhe për ndihmën ushtarake që shtetet duhet të vazhdojnë t’i ofrojnë Ukrainës dhe popullit të saj që po përballet me agresorin rus, përcjell Arbresh.info.
“Kosova qëndron me Ukrainën ngase është me të drejtën, lirinë e popujve dhe sovranitetin e pakontestueshëm të shteteve.”, thuhet në njoftimin e ministrisë./Arbresh.info/
Real Madridi synon transferimin e mesfushorit të Liverpoolit
Rritje e lehtë e temperaturave, moti sot në Shqipëri
108 aksidente brenda një dite në Kosovë
Humb jetën një person në Viti, ishte duke pirë kafe në resto...
Vidhet një çantë me para në Graqanicë, policia po heton rast...
Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, arrestohet një person