Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar se “Turneu i Ndryshimit” po vjen edhe në Zvicër.
Sipas njoftimit, tubimi do të mbahet të dielën më 1 dhjetor nga ora 13:00 në Oltën, shkruan Arbresh.info.
Në këtë tubim, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku do të shpalosë programin politik “Rruga e re”, dhe do të shtrojë thirrjen për ndryshim.
“MËRGATË, ‘TURNEU I NDRYSHIMIT’ PO VJEN EDHE NË ZVICËR! Të dashur bashkatdhetarë,
Pas tubimeve masive të ‘Turneut të Ndryshimit’ gjithandej Kosovës, është koha të takohemi me ju, me mërgatën tonë të dashur. Të dielën, më 1 dhjetor, ‘Turneu i Ndryshimit’ do të organizohet në Olten, Trimbach të Zvicrës, nga ora 13:00. Në këtë tubim, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku do të shpalosë programin politik “Rruga e re”, dhe do të shtrojë thirrjen për ndryshim.”, thuhet në njoftim.
“Eja dhe bëhu pjesë e ndryshimit! BËHU NDRYSHIMI”, thuhet në njoftimin e LDK-së./Arbresh.info/
“U kry çdo sen” – Gjesti shpërthen në lot pas nominimit kokë...
Pas dorëheqjes së Trudeau, Trump këmbëngul: Kanadezët do të ...
Trajneri i ri i Milanit feston trofeun me “puro” dhe vallëzi...
Shkupi, qyteti më i ndotur në Evropë
Hoti: Trefish më shumë punëtorë se këta të pranuar sot në KE...
A do të ulet çmimi i energjisë në Shqipëri? Bordi i ERE shqy...