Përfaqësuesi special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë janë takuar edhe zyrtarë të Listës Serbe.
Kjo është bërë e ditur nga këtë të fundit përmes një postimi në Facebook.
Siç thuhet në njoftim temë diskutimi ka qenë dialogu, ndërsa që Lista Serbe ka kërkuar zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin.
“Delegacioni i Listës Serbe, Goran Rakiq, theksoi se Marrëveshja e Brukselit është e qartë dhe se populli serb kundërshton synimet e Prishtinës për t’i reduktuar obligimet e tyre sa i përket kompetencave të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, sikurse ato në fushën e gjyqësorit, energjetikës, diplomave dhe realizimit të vizitave për serbët në këto rajone”, thuhet në komunikatë./arbresh.info/
Sara i vendos një maskë Drilonit, Gresa e ngacmon
Inzaghi: Jam me fat që kam lojtarë të mëdhenj në klub
Shkon në 151 numri i të vdekurve pas rrëzimit të avionit në ...
Dogjën dy automjete në Durrës, arrestohen pas tre muajsh dy ...
Numër i madh i vizitorëve në Shkodër, Kalaja e Rozafës desti...
Kanosi një prokuror përmes rrjeteve sociale, arrestohet i dy...