Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka potencuar domesdoshmërinë e tërheqjes së menjëhershme të masave ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian, përgjigjen në aplikimin e Kosovës për shtet kandidat në BE si dhe anëtarësimin e Kosovës në bllok.
Këtë ajo e tha në takimin e 12-të të Komisionit Parlamentar për Stabilizim – Asociim BE – Kosovë, në selinë e Parlamentit Evropian në Bruksel, shkruan Arbresh.info.
Ky takim u bashkëkryesua nga deputetja Mimoza Kusari-Lila nga Kuvendi i Kosovës dhe Davor Ivo Stier nga Parlamenti Evropian.
Kusari-Lila tha se mosvendosja e masave ndaj Serbisë ka inkurajuar këtë shtet agresor që pas sulmit të Banjskës, të organizojë sulmin e dytë terrorist në infrastrukturën kritike të Kosovës, atë më 29 nëntor 2024.
Duke pasur parasysh rastet e lartcekura, ajo kërkoi veprime të drejtpërdrejta ndaj shtetit agresor sapo të finalizohen hetimet e sulmit të fundit.
“Gjithashtu, Kryesuesja përmendi suksesin e arritur vitin e fundit në rend dhe ligj, demokraci dhe reformat strukturore për integrim në Bashkimin Evropian”, bëhet e ditur në komunikatën e lëshuar nga Kuvendi i Kosovës.
Nga Kuvendi i Kosovës morën pjesë edhe deputetët Armend Muja, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, Jeta Statovci, Avdullah Hoti, Ariana Musliu-Shoshi, Pal Lekaj dhe Enis Kervan. Ndërsa, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Komisionit iu adresua edhe Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami./Arbresh.info/
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...