Kurti shprehu mbështetjen e tij të plotë për shqiptarët e Sanxhakut

20:25 | 9 Tetor 2024
Q L

Kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti edhe aktivistë e qytetarë nga Sanxhaku. Ndër ta, prezente ishte edhe Amina Nuraj, aktiviste e çështjes kombëtare shqiptare në Sanxhak.

Kurti u shprehu mirëseardhjen dhe kënaqësinë që t’i mirëpresë në qeveri.

Ai u njoh së afërmi me jetën dhe aktivitetin e secilit pjesëmarrës e vështirësitë që vihen para tyre nga mungesa e demokracisë në Serbi dhe regjimit atje, shkruan Arbresh.info.

Nuraj foli për pozitën e shqiptarëve në Serbi e veçanërisht në Sanxhak, duke trajtuar sfidat, kërcënimet e shtypjen e përditshme të aparatit shtetëror serb ndaj tyre e që shkel të drejtat e shqiptarëve atje.

Kurti shprehu mbështetjen e tij të plotë e të parezervë për shqiptarët e Sanxhakut, kauzat dhe përpjekjet e tyre në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe lirive të tyre./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme