Kurti premton adresimin e nevojave të veteranëve e invalidëve të UÇK-së

22:19 | 20 Prill 2024
E.G

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe këshilltarët politikë, Aziz Bici dhe Tea Blakaj – Hoxha, priti në takim Kryetarin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve, Xhevdet Qeriqi dhe Hyzri Musliun, Naim Gashin dhe Safedin Zukën, veteranë e invalidë të luftës.

Sipas kryeminsitrisë, së bashku diskutuan nevojën e nismës ligjore për mbrotjen e vlerave të luftës, shkruan Arbresh.info.

“Përtej rregullimit të kompensimit të plotë të shpenzimeve lidhur me protezat e invalidëve të luftës, sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u përmend edhe buxheti i rritur për barnat në vlerën prej 60 milionë dhe zbatimi i Ligjit të ri për Çmimin e Barnave.”, thuhet në njoftim.

Kurti theksoi përkushtimin dhe punën e vazhdueshme në adresimin e nevojave dhe mbrojtjes së të drejtave të veteranëve dhe invalidëve të luftës./Arbresh.info/

Të ngjashme