Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka vizitaur Muzeun e Masakrës në Krushë të Madhe.
Me anë të një postimi në Facebook, ai kujtoi disa nga të vrarët, shkruan Arbresh.info.
“Blerim Nalli u vra një ditë para ditëlindjes së 21-të, para syve të të atit, Bajramit. Dy kriminelë serbë vunë bast cinik nëse Blerimi kishte një apo dy zemra. Ia çanë gjoksin dhe me thikë ia nxorrën zemrën nga kraharori. Që nga 26 marsi i vitit 1999, ai është ende i zhdukur.”, ka shkruar Kurti.
“Kujtimi për të ruhet edhe në Muzeun e Masakrës në Krushë të Madhe. Mes fotografive, aty shihet në traktor Ismet Dana me trup të çarë nga bombardimet e avionëve ushtarakë jugosllavë. 25 vite në mes nga ajo shkrepje, sot u fotografuam bashkë me të e me atë fotografi. “, ka shkruar mes të tjerash kryeministri.
Ai tha se dëshmitarët e krimeve të Serbisë në Krushë të Madhe janë të gjallë.
“Aty u vranë 155 martirë civilë e 22 dëshmorë, ndërsa 64 janë të zhdukur me dhunë. Mbi 100 prej tyre u dogjën, përfshirë shtatë fëmijë dhe pesë gra. Njëra ishte shtatzënë.”, tha Kurti.
“19 civilë të pafajshëm u dogjën në njërin nga krematoriumet në Krushë të Madhe, gjurmët e të cilit ende ekzistojnë. 40 civilë të tjerë të pafajshëm u dogjën në krematoriumin tjetër, në shtëpinë e Nezir Durakut e cila ekziston ende. Këtë të fundit, e kishte vizituar më 23 qershor 1999 Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Robin Cook.”, u shpreh mes të tjerash kreu i Qeverisë.
Sipas kryeministrit, nëpërmjet institucionalizimit të kujtesës sonë kolektive e mbajmë të gjallë kujtimin për të dashurit tonë të vrarë gjatë luftës dhe dëshmojmë krimet monstruoze të Serbisë gjenocidale në Kosovë.
“Muzeu i Masakrës në Krushë të Madhe është dëshmi se Republika e Kosovës edhe ka ngadhënjyer edhe nuk harron.”, ka shkruar ai.
“I përjetshëm qoftë kujtimi i dëshmorëve dhe martirëve të kombit! Lavdi!”, përfundoi Kurti./Arbresh.info/
Broja deklarohet pas ndeshjes ndaj Nottingham Forestit
”Sa e falëm bashkë jacinë”, hoxha thotë se çiklisti që u për...
Kurti tregon arsyen pse nuk ishte për vizitë tek ish-krerët ...
OBSH-ja i bën thirrje Kinës t’i japë qasje në të dhënat orig...
PDK mbledh Shtabin Qendror Zgjedhor, diskutojnë për mobilizi...
Mbi 70 të vdekur në Etiopi nga një aksident me kamion