Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur për suksesin e Kosovës në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Ai tha se suksesi i arritur në këto dy vitet e fundit në këtë proces bëjnë që argumentet në favor të anëtarësimit mos të jenë vetëm tonat më, shkruan Arbresh.info.
“Në shtator të vitit 2022 Deprtamenti Ligjor i Këshillit të Evropës konfirmoi që nuk ka asnjë pengesë ligjore që Kosova të bëhet anëtare e plotë e Këshillit të Evropës ndërkaq në maj të vitit 2023, juristët eminentë konfirmuan që Kosova plotëson standardet e Këshillit të Evropës madje në disa çështje, siç janë të drejtat kushtetuese për minoritetet i tejkalojnë standardet ndërkombërtarët”, tha ai.
Ai tha se kjo e arritur e përbashkët e shtetit na gëzon të gjithëve për puënn dhe kontributin e deritanishëm ashtu si dhe për mundësitë e reja.
“E më 27 mars, raportuesja Bakojanis konfirmoi që Kosova ka plotësuar të gjitah parakushtet dhe pardje më 18 prill, Asambleja Parlamentare rekomandoi anëtarësimin e Kosovës si shtet evropian, pa parakushte shtesë dhe duke hequr asteriksin nga dominimi, pra, denominimi me asterisk nuk ishte aty, prandaj sot më 18 prill konstatojmë që kjo e arritur e përbashkët e shtetit dhe qytetarëve na gëzon të gjithëve për punën dhe kontributin e deritanishëm po ashtu edhe për mundësitë e reja që i kemi përpara”, u shpreh ai.
Sipas tij, mbështetja e fuqishme për anëtarësimin e Kosovës është një thirrje e qartë për komitetin e ministrave që të trajtojnë aplikimin e vendit në muajin maj dhe të pranojë ftesën për t’iu bashkuar Këshillit të Evropës.
“Nga anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë përfitojnë qytetarët e vendit, ndërkohë që përfituesit më të mëdhenjë në të drejtat dhe mbrojtjen e tyre do të jenë pikërisht komunitetet joshumicë dhe grupet e margjinalizuara të shoqërisë”, u shpreh ai.
Ai e quajti hakmarrje ndaj këtij suksesi, bllokimin e udhëtarëve kosovarë në kufirin Serbi-Kroaci nga autoritetet serbe/Arbresh.info/
Osmani pret në takim lamtumirës Ambasadorin Hovenier
Parashikimi i motit për të premten
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...