Kurti nesër merr pjesë në Konferencën “Urëzimi i Ballkanit Perëndimor: Diplomacia Parlamentare për Sigurinë Rajonale dhe Integrimin Euro-Atlantik”

23:20 | 3 Mars 2024
E.G

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, me mbështetje të organizatës Friedrich-Ebert-Stiftung Kosovo Office (FES), do të organizojë Konferencën “Urëzimi i Ballkanit Perëndimor: Diplomacia Parlamentare për Sigurinë Rajonale dhe Integrimin Euro-Atlantik” .

Sipas njoftimit, konferenca do të mbahet në hotelin “Sirius” në Prishtinë, duke filluar në orën 9:00, shkruan Arbresh.info.

Në ceremoninë hapëse do të flet kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë e Kuvendit të Kosovës, Arbëreshë Kryeziu Hyseni.

Ndërkaq, folësit kryesorë janë kryeministri, Albin Kurti, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca si dhe Drejtori Vendor i FES, Peter Hurrelbrink./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme