Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur lidhur me hapjen e Urës së Ibrit.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Kurti tregoi disa raste kur kjo urë është dashur të hapet.
“Në këtë rast kemi një situatë të ngjashme. Ura mbi lumin Ibër është dashur të hapët atëherë kur është çliruar Kosova, para 25 viteve, ajo nuk është dashur të jetë e mbyllur atëherë kur është pavarësuar Kosova, para 16 viteve e ajo është dashur të jetë e hapur edhe para 8 viteve në bazë të marrëveshjes së Brukselir dhe planit të zbatimit. Kësisoj ne jemi trefsish të vonuar për shumë vite dhe ajo çka duam të bëjmë është veçse lëvizje e lirë për të gjithë qytetarët, mallrat dhe kapitalin në të anët e lumti Ibër, të ketë sundim të ligjit që nuk e përjashton askënd dhe kjo paraqet vetë frymëmarrjen e shtetit demokratik”, ka thënë Kurti.
“Duhet të na mirëkuptoni që ne nuk mund të themi se sundimi i ligjit dhe lëvizja e lirë vlen gjithandej Kosovës, për të gjithë, tërë kohën përveç se në Urën kryesore mbi lumin Ibër.”, shtoi ai.
Tutje, kryeministri u shpreh optimist që mund ta kemi edhe sundimin e ligjit dhe lirnë e lëvizjës në njërën anë dhe paqen dhe sigurinë në anën tjetër.
“Jemi duke i dëgjuar me vëmendje të gjitah ëvrejtjet he sugjerimet. Kurrë nuk ka pasur më shumë konsultime dhe koordinim dhe jam optimist që mund ta kemi edhe sundimin e ligjit dhe lirnë e lëvizjës në njërën anë dhe paqen dhe sigurinë në anën tjetër.”, u shpreh kryeministri.
Ai përsëriti që hapja e urës së Ibrit nuk është kundër askujt.
“Evropa i ka shembur të gjitha muret, ne jemi në Evropë dhe duhet ta hapim edhe këtë urë.”, theksoi ai.
I pyetur nëse do të shtyjë vendimin për urën, Kurti tha se nuk do t’i befasojnë aleatët por që as nuk do të lejojnë që kjo çështje të zvarritet pafundëshisht.
“Ne jemi të interesuar që hapjen e urës ta bëjmë në bazë të planit të cilin e kemi ndarë së bashku me partnerët, miqtë aleatët amerikan dhe evropian. Kemi zhvilluar konsultime me komunitetin serb në veri e në jug. Kemi zhvilluar konsultime edhe më shqiptarët, edhe me komunën veriore të Mitrovicës, gjithashtu e kemi testuar qëndrueshmërinë fizike dhe teknike të urës dhe po e bëjmë një dizajnim. Dhe këtë do ta bëjmë sa më parë, por nuk do t’i befasojmë miqtë tanë evropian dhe amerikan në njërën anë por në anën tjetër as nuk do të mund të lejojmë që kjo çështje të zvarritet pafundësisht. Vullnetin dhe qëllimin e kemi të mirë dhe besojmë se është e drejtë dhe e nevojshme, e dobishme për të gjithë hapja e kësaj ure.”, tha Kurti..”, u shpreh Kurti./Arbresh.info/
Më shumë se 130 shtëpi të shkatërruara nga zjarret në Kalifo...
Mbjelljet vjeshtore kanë kaluar fazën optimale
Rast shqetësues në Pejë, pesë nxënës ndiqen nga persona të p...
Sërish protesta në Novi Sad, qytetarët thërrasin: Vuçiq, dua...
Rusia – SHBA – Putin uron Trumpin, shmang telefonimin
Lëvizja e yllit të Chelseat bëhet virale, tifozët e Bluve: P...