Google ADS

Kurti: 1 mijë euro bursë vjetore për ata që zgjedhin të studiojnë në Gjuhë Shqipe ose në programin Letërsi Shqipe

13:08 | 10 Korrik 2024
E.G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se do të ndahet 1 mijë euro bursë vjetore për studentët që zgjedhin të studiojnë në programin Gjuhë Shqipe ose në programin Letërsi Shqipe të Fakultetit të Filologjisë, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Sipas njoftimit, konkursi për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve tashmë është i hapur. Ju ftojmë që të aplikoni në këto programe dhe të përfitoni bursën studentore, shkruan Arbresh.info.

Më shumë detaje mund të gjeni në vjegëzën në vijim: https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,39,2971

Të ngjashme