Krasniqi dhe Sassel diskutuan për procesin e integrimit në BE

19:31 | 8 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka zhvilluar takim me shefin e Zyrës Belge në Kosovë, Julien Sassel, me të cilin biseduam për
zhvillimet aktuale politike dhe thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Belgjikës.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se është diskutuar edhe për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe rolin e PDK-së në këtë proces.

“Temë e diskutimit të këtij takimi ishte edhe integrimi i Kosovës në Bashkimin Europian dhe roli i PDK-së në këtë proces si partia më e madhe opozitare në vend”, ka shkruar ai./arbresh.info/

.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme