Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim Zëvendëspresidentin e Operacioneve Kompakte të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), Cameron Alford, i shoqëruar nga ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Sipas njoftimit, në takim u bisedua për bashkëpunimin aktual ndërmjet Kosovës dhe MCC-së, përfshirë çështjen e nisjes së Programit Kompakt multimilionësh për sektorin e energjisë, si dhe u shqyrtuan planet për të ardhmen dhe çështje të tjera të interesit të përbashkët, shkruan Arbresh.info.
Konjufca falënderoi përfaqësuesit e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit dhe theksoi rëndësinë e projekteve me ndikim pozitiv në mirëqenien e qytetarëve, duke shprehur njëherësh mirënjohje për kontributin e çmuar të MCC-së në ecurinë zhvillimore të Republikës së Kosovës.
Ai ritheksoi po ashtu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë edhe në të ardhmen.
Zëvendëspresidenti i MCC, Cameron Alford u shpreh i kënaqur me nivelin e bashkëpunimit dhe potencoi nevojën e angazhimit të mëtejshëm për realizimin e projekteve zhvillimore, në linjë me avancimin e kuadrit legjislativ që mbështet investimet.
Takimi u vlerësua si një rast i mirë për forcimin e bashkëpunimit dhe avancimin në drejtim të qëllimeve të përbashkëta për zhvillim të gjithmbarshëm./Arbresh.info/
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?