Google ADS

Konjufca dhe ambasadori Szunyog flasin për harmonizimin e ligjeve

16:39 | 27 Maj 2024
E.G

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga shefi i Kabinetit, Ilir Kërçeli dhe këshilltarët, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog.

Sipas njoftimit, në takim u bisedua për bashkëpunimin mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, në kuadër të perspektivës evropiane të vendit tonë, shkruan Arbresh.info.

Të dy u pajtuan për rëndësinë e përkushtimit ndaj stabilitetit rajonal, zhvillimit ekonomik dhe sundimit të ligjit, në kuadër të ecjes në drejtim të aspiratave eurointegruese të Republikës së Kosovës.

Kreu i Kuvendit u shpreh se angazhimi parlamentar sa i përket miratimit të ligjeve dhe harmonizimi i tyre me BE-në është gjithnjë në fokus, duke përmendur gatishmërinë institucionale për konsultime sa më të shpeshta për rezultate sa më të mira.

Ndërkaq, Szunyog e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen, duke shprehur gatishmërinë e mëtutjeshme për bashkëpunim të gjithanshëm, sipas nevojave të përmbushjes së synimeve të përbashkëta./Arbresh.info/

Të ngjashme