Google ADS

Komisioni për buxhet sot shqyrton kërkesën buxhetore të Kuvendit të Kosovës për vitin 2025

07:17 | 16 Tetor 2024
E.G

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sot do të mbajë mbledhje, në të cilën në rend dite janë disa pika.

Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për Projektligjin nr.08/L-284 për shqyrtimin administrativ të akteve të komunës.

Po ashtu do të bëhet shqyrtimi i kërkesave buxhetore të Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2025, në bazë të Qarkores së dytë buxhetore të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfere 2025/02, shqyrtimi i Raportit vjetor financiar i Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2023 dhe shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare për vitin 2023.

Mbledhja do të mbahet me fillim nga ora 11:00./Arbresh.info/

Të ngjashme