Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, zyrtar policor nga Stacioni Policor Viti në vazhdën e realizimit të urdhëresave të lëshuara nga gjykata sot kanë arrestuar një 33 vjeçar.
Sipas policisë, L.Xh ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore me dënim burgimi prej dy vite për veprën penale ‘’Vrasje e rëndë në tentativë’’.
Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave./Arbresh.info/
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë