“Kam ardhur nga Anglia për të festuar në Vlorë”, qytetarët shprehin urimet e tyre për 28 Nëntor

14:53 | 28 Nëntor 2024
E.G

Shqipëria sot kremton 28 Nëntorin, festën e Flamurit, që këtë vit shënon 112 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar.

Një atmosferë festive ka mbizotëruar në të gjitha qytetet e Shqipërisë e veçanërisht në qytetin e flamurit, Vlorën.

Ekipi i Arbresh.info ka qëndruar në Vlorë për të përcjellur atmosferën për këtë festë.

Qytetarët kanë shprehur urimet e tyre për 28 Nëntorin.

“Kam ardh nga Anglia për të festuar këtu në Vlorë”, u shpreh një qytetar nga Peshkopia.

Ai shprehu edhe urimin e tij për këtë përvjetor.

“Anë e mbanë botës mblidhuni bashkë dhe të bëhemi më të fortë”, tha mes të tjerash ai.

Një tjetër u shpreh se Vlora dhe Shqipëria ka bërë shumë hapa përpara.

“Për mua kënaqësinë më të madhe e kam ndjerë me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë që erdhën shumë patriotë kosovarë me kal e me shalë dhe këtu nuk kishe nga ët shkoje nga patriotët kosovarë”, tha ai.

Një motorist theksoi se atmosfera në Vlorë ishte shumë e bukur.

Për më shumë ndiqni videon:

Të ngjashme