Intervenim emergjent në një transformator, KOSTT: Pa furnizim me energji elektrike do të mbesin Fushë Kosova me rrethinë

10:49 | 26 Dhjetor 2024
E.G

Fushë Kosova me rrethinë do të mbesin pa furnizim me energji elektrike nga ora 12:00 deri në ora 15:00, kjo për të mundësuar intervenimin emergjent në transformatorin energjetik TR2 110/35kV në Nënstacionin 110/35/10kV Prishtina 1.

Kështu ka bërë të ditur KOSTT-i përmes një njoftimi për media, raporton Arbresh.info.

“Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, për të mundësuar intervenimin emergjent në transformatorin energjetik TR2 110/35kV në Nënstacionin 110/35/10kV Prishtina 1, sot me datë 26 Dhjetor 2024, nga ora 12:00 deri në 15:00, do të bëhet shkyçja e këtij transformatori në nënstacionin në fjalë”, thuhet në njoftim.

Punimet në fjalë, sipas KOSTT-it,  realizohen me qëllim të rritjes së stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit për qytetarët e këtij rajoni që furnizohen nga NS Prishtina 1. KOSTT sh.a.

“Gjatë intervalit të lartcekur kohor, një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga transformatori energjetik TR2 në NS Prishtina 1, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin Fushë Kosova me rrethinë (reduktimi i parashikuar 47 MW). Punimet në fjalë, realizohen me qëllim të rritjes së stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit për qytetarët e këtij rajoni që furnizohen nga NS Prishtina 1”, thuhet në njoftim, duke kërkuar mirëkuptim nga qytetarët./Arbresh.info/

Të ngjashme