Zëvendësministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi së bashku me Nobelistin e Paqes, Dr. Denis Mukwege dhe nënkryetaren e Hagës, Mariwlle Vavier, morën pjesë në hapjen zyrtare të instalacionit “Thinking of You”, të artistes Alketa Xhafa-Mripa, në kryeqytetin e Mbretërisë së Holandës, Hagë.
“Thinking of you” në Hagë, si kujtesë mbi të mbijetuarat e dhunës seksuale përgjatë luftës në Kosovë u realizua nëpërmjet bashkëpunimit të Ambasadës së Kosovës në Hagë, Fondacionit “Mukwege” si dhe Komunës së Hagës. Gjatë ceremonisë së hapjes së instalacionit morën pjesë përfaqësues të institucioneve nga Holanda, organizata ndërkombëtare, korit diplomatik të akredituar në Mbretërinë e Holandës dhe mysafirë të tjerë.
Në kuadër të ceremonisë së hapjes zyrtare, zëvendësministrja Gashi ka ndarë me të pranishmit përvojën e dhimbshme të Kosovës dhe popullit të saj, dhe faktit se mbi 20 mijë gra dhe burra u dhunuan gjatë luftës së vitit 1999 nga regjimi gjenocidal i Serbisë.
Nënkryetarja e Komunës së Hagës, Mariwlle Vavier, e cila mirëpriti të ftuarit në shtëpinë e paqes dhe drejtësisë, theksoi rëndësinë e kësaj ngjarje dhe mirëpriti bashkëpunimin me institucionet e Kosovës.
Artistja Alketa Xhafa – Mripa prezantoj para të pranishmëve idenë dhe ndikimin e kësaj vepre artistike. Ajo informoi të pranishmit rreth instalacionit dhe mbi fustanet që janë mbledhur nga mbi 25 vende të ndryshme të botës, e që janë shndërruar në një platformë të fuqishme për t’i dhënë zë të mbijetuarve të dhunës seksuale.
Rëndësia e të dëgjuarit të përvojave të të mbijetuarve të dhunës seksuale dhe inkurajimi i të tjerëve për të denoncuar dhunën seksuale ndaj grave dhe fëmijëve u artikulua zëshëm nga Nobelisti i Paqes, Dr. Dennis Mukwege.
Për rëndësinë e luftimit të stigmës ndaj viktimave të dhunës seksuale në konflikte, para të papranishmëve folën gratë të cilat thyen heshtjen për herë të parë në vendin e tyre. Vasfije Krasniqi – Goodman, Shyrete Tahiri – Sulimani dhe Jacqueline Mutere, anëtare e Rrjetit SEMA, dhe e mbijetuara që për herë të parë foli publikisht në Kenia, ndanë historitë e tyre dhe theksuan nevojën për drejtësi për viktimat e dhunës seksuale.
Në emër të Ministrisë së Jashtme të Holandës foli Drejtori për Çështjet Sociale, Peter Derrek Hof, i cili shprehu mbështetjen e plotë të institucionit që drejton ndaj kauzës.
“Thinking of You”, është një instalacion publik u ideuar dhe punuar nga artistja konceptuale, Alketa Xhafa Mripa, për të mbijetuarat e dhunës seksuale në konflikte në Kosovë dhe mbarë botën.
Hapja e instalacionit “Thinking of You”, përkoi me 19 qershorin – Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikte.
Instalacioni artistik është i vendosur në Komunën e Hagës dhe përgjatë sheshit Lange Voorhout./Arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...