Google ADS

IKD nesër organizon tryezë diskutimi për sfidat e reformës në drejtësi

12:36 | 8 Dhjetor 2024
E.G

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Zbatimit të Ligjit (INL) nesër do të organizojë tryezë diskutimi, ku do të diskutohet për sfidat e reformës në drejtësi.

Me këtë rast IKD do të publikojë raportin me titull “Dështimi i reformës në drejtësi”, shkruan Arbresh.info.

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të “Java Kundër Korrupsionit”, e cila organizohet nga Koalicioni i Organizatave të Shoqërisë Civile (IKD, FOL dhe INPO) me moton “Bashkë kundër Korrupsionit”.

AGJENDA

10:00 – 10:05
Hapja dhe moderimi i tryezës – z. Betim Musliu, Zëvendës-drejtor Ekzekutiv i IKD-së

10:05 – 10:20
Prezantimi i raportit – z. Gzim Shala, Hulumtues i Lartë në IKD

10:20 – 10:30
z. Besnik Tahiri, Shef i grupit parlamentar, AAK

10:30 – 10:40
z. Përparim Gruda, Kordinator i Departamentit për Drejtësi, PDK

10:40 – 12:00
Diskutim i hapur/Arbresh.info/

Të ngjashme