Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në bashkërendim të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Prishtinë ka realizuar një aksion në dy lokacione në Pejë dhe Klinë, ku ky aksion është zhvilluar pas hetimeve disa mujore me dyshimin se persona të dyshuar janë duke kryer veprat penale të mashtrimit dhe shantazhit përmes sistemeve kompjuterike (internetit).
Aksioni ishte zhvilluar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, shkruan Arbresh.info.
Sipas njoftimit, në këtë operacion policor janë kontrolluar dy lokacione si dhe janë arrestuar dy persona të dyshuar (një mashkull dhe një femër) shtetas kosovarë, po ashtu në cilësi të provave materiale janë sekuestruar gjësendet si në vijim:
– Një veturë;
– Dëshmi të transaksioneve nga unionet financiare;
– Dy telefona mobil;
– Dy revole;
– Tetë copë municion;
– Një maskë.
Në komunikatën për media bëhet e ditur se i dyshuari kryesor në këtë rast ka përdorur rrjetet sociale duke përdorur emër dhe fotografi personale të rrejshme, me qëllim të zhvatjes financiare i dyshuari ka arritur të mashtroj viktimën e cila i ka dërguar atij para përmes unioneve financiare.
“Të dyshuarit me veprimet e tyre kanë vënë në lajthim dhe kanë mashtruar viktimën duke i shkaktuar dëm me vlerë mbi 80 mijë dollarë amerikanë.”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin pas marrjes në pyetje, dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh./Arbresh.info/
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League