Hovenier: ShBA mbështet Kosovën në luftën kundër krimit të organizuar

19:20 | 19 Janar 2022
Përparim Bublaku

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka folur pas takimit që ka zhvilluar me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Hovenier nëpërmjet një postimi në Twitter falënderoi Kosovën për pritjen e përkohshme të afganëve.

Ai tha se me Sveçlën diskutuan për mbështetjen e qëndrueshme të ShBA-së për Kosovën.

“Falënderoj Kosovën për pritjen e përkohshme të afganëve. Me ministrin Sveçla diskutuam për mbështetjen e qëndrueshme të SHBA-së për institucionet e zbatimit të ligjit në Kosovë dhe si dhe bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit, luftimin e krimit të organizuar dhe forcimin e mëtejshëm të sundimit të ligjit”, shkroi ambasadori amerikan.

Sveçla dhe ambasadori amerikan në Kosovë diskutuan për sundimin e ligjit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme