Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka reagaur ndaj reformës fiskale të Qeverisë së Kosovës.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se sipas ligjit të ri për procedurat tatimore, nëse biznesi ka paguar më shumë TVSH në administratën tatimore, nuk mund ta shfrytëzojë atë kreditim tatimor mbi 3 vjet, shkruan Arbresh.info.
“Sapo të kalojë periudha 3-vjeçare ajo shumë e parapagimit tatimor për biznesin është e humbur.”, ka shkruar ai.
“Ndërkaq, pagesat e tepërta të tatimit në fitim për periudhën mbi 3-vjeçare nuk mund të rimbursohen e as të transferohen në obligime të tjera tatimore që biznesi ka ndaj shtetit.”, ka thënë Hoti.
Sipas tij, ky është rezultati kur “reformat tatimore” bëhen pa debat publik shterues dhe miratohen me procedura të përshpejtuara në Kuvend.
Hoti tha se qeverisja e ardhshme ka shumë punë për sanimin e dëmeve të shkaktuar me ligje e “ndërhyrje kontradiktore” kundër biznesit dhe parimeve të ekonomisë së tregut të lirë social./Arbresh.info/
Matt Gaetz tërhiqet nga emërimi për postin e prokurorit të p...
Haradinaj: Me kalimin e kohës Kosova po e rrit jo vetëm prod...
Pasivizimi i adresave në Luginën e Preshevës, MEPJ: Shqiptar...
Plagosja e dy personave në Vranjefc, krejt çka dihet deri më...
Stuhi bore në Francë, anulime fluturimesh e vonesa në aeropo...
Hovenier mirëpret ndihmësadministratoren e USAID-it