Është publikuar raporti “Tjetri që nuk ekziston”, i cili analizon përmbajtën e publikuar në fushën e drejtësisë tranzicionale përgjatë vitit 2023 në Kosovë.
Institucionet e Kosovës nuk e kanë ende një listë të konfirmuar të viktimave në luftën e fundit në Kosovë. Ka pak memoriale në vend që tregojnë për luftën e fundit në Kosovë, e shumica prej tyre janë një etnike dhe paraqesin vetëm viktimat e një etnie. Kështu u tha gjatë prezantimit të raportit “Tjetri që nuk ekziston”, i publikuar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese, BIRN Kosova, ku mori pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Ajo tha se Kosova nuk ka pasur asnjëherë një dokumentim institucional sa i përket luftës në Kosovë, andaj shton se për krimet e luftës ka vetëm raporte që flasin për viktima por jo edhe shifra.
“Është e rëndësishme të kemi të dhëna të sakte për krimet që kanë ndodh, ne e kemi themeluar me ligj, institutin qe do të ketë në përgjegjësi qe të dokumentojë krimet qe kane ndodhur gjatë luftës. Kjo pastaj do na jap një pasqyrë për këto krime”, tha ajo.
Gazetari dhe autori i raportit, Kreshnik Gashi, ka thënë se në këtë raport ka gjetje të shumta sa i përket, mungesës së të dhënave të punës së institucioneve në raport me luftën e fundit në Kosovë
“ Institucionet e Kosovës nuk kanë hapësira të dedikuara brenda ueb-faqeve të tyre të cilat flasin për drejtësinë tranzionale dhe në të cilat ofrohen informacione të plota për të dhënat për luftën në Kosovë. Institucionet për fat të keq nuk kanë ende një listë të konfirmuara të viktimave përfshirë këtu të gjitha kategoritë e viktimave”, tha ai.
Të dhënat e prezantuara, u tha se do të kontribuojnë edhe në dokumentimin e krimeve të luftës. “Është bërë sistemi i rasteve tani kemi një situatë të qartë të evidentimit por që nuk është publik për shkak siç e sheh kodit të procedurës penale”, tha Besim Kelmendi, Ushtrues i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.
“Nëse flasim për të pagjeturit, flasim për 1600 vet nuk flasim për kaq shqiptarë dhe kaq serbë. Këta janë njerëz të mos i ndajmë në etni””, tha Dushan Radakoviq , Drejtor i Qendrës avokuese për kulturë demokratike.
Kurse Atdhe Hetemi, drejtor në Institutin për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, tha se të dhënat e paraqitura janë një kontribut i vyer edhe për Institutin e Krimeve të luftës”
Nga ky panel është kërkuar edhe publikimi i arkivit të UNMIK-ut dhe EULEX-it, sepse, sipas tyre, publiku i Kosovës ka të drejtë t’i ketë këto materiale dhe të kuptojë se çka ka ndodhur./rtk/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?