Gjuajtja me armë në “Breg të Diellit” arrestohet një 23 vjeçar

19:09 | 18 Qershor 2024
E.G

Policia e Kosovës ka arrestuar nje 24 vjeçar të dyshuar për veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”.

Sipas policisë, rasti kishte ndodhur më 13 qershor në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, shkruan Arbresh.info.

Policia bën të ditur se në banesën e të dyshuarit me inciale H.V. është kryer një bastisje ku është gjetur dhe sekuestruar:

– një armë e gjatë AK-47
– një revole
– një granatë dore
– një thikë etj.

Policia e Kosovës  në raportin 24 orësh kishte bërë të ditur se sipas raportimit të një personi, I dyshuari pas një mosmarrëveshje me disa persona ka marrë armën AK 47 dhe pasi ka dal nga shtëpia kishte shtënë me armë.Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Policia jep detaje për gjuajtjen me armë në “Breg të Diellit”- ja çfarë u gjet gjatë bastisjes

Të ngjashme