“Njësia e Hetimeve të stacionit në Shtime, e mbështetur edhe nga policët e rendit, në bazë të një urdhërese të Gjykatës Themelore të Ferizajt, me datën 28.08.2024, rreth orë 13:00 ka realizuar një kontroll në fshatin Petrovë të Shtimes dhe në shtëpinë e të dyshuarit R.R ( M/K) i moshës 28 vjeçar, kanë gjetur dy armë të zjarrit : një pushkë automatike dhe një pistoletë.”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se i njëjti është ndaluar për 48 orë.
“I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale janë sekuestruar dy armët e zjarrit.”, thuhet në njoftim.
Rasti është cilësuar “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe ” Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve në Shtime./Arbresh.info/
Ministri Aliu mban konferencë për media
Sot mbahet gjykimi ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve
Kurti dhe Vitia sot do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Fami...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka