Google ADS

Gjinden rreth 11 kilogramë marihuanë të fshehur në një fshat të Prishtinës

21:20 | 6 Nëntor 2024
Q L

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar dy persona dhe kanë kapur disa gramë marihuanë.

Më pas kanë vazhduar në kërkim të personit të dyshuar shitës, shkruan Arbresh.info.

“Në orët e pasdites gjatë një operacioni taktik të koduar me emrin “Transferi”, është realizuar kontrolli i një shtëpie në fshatin Bernicë, dhe janë gjetur sasi e dyshuar për marihaunë me peshë totale rreth 11 kg, e kamufluar në kavanoz plastik”

Deri në këtë fazë një person është arrestuar, rasti vazhdon të hetohet, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme