Google ADS

Gjendet e vdekur një grua në Liqenin e Badovcit

18:37 | 8 Nëntor 2021
Përparim Bublaku

Një vajzë është gjetur pa shenja jete në Liqenin e Badocit.

Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës, sipas të cilëve rasti ka ndodhur rreth orës 14:00.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për arbresh.info se tha se në vendin e ngjarjes kanë dal policia dhe prokurori i shtetit.
Rasit sipas sajë është duke u hetuar dhe cilësuar si vdekje e dyshimtë.

“Rreth orës 14:00, është pranuar Informata për prezencën e një trupi të pajetë në liqenin e Badocit. Me të marrë informatën policia me të gjitha njësitë e nevojshme si dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Po ashtu janë ftuar edhe zyrtarët e institutit të mjekësisë ligjore për tërheqjen e trupit të pajetë (femër). Aktualisht policia konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit ka iniciuar rastin hetim mbi vdekjen”, tha Ahmeti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme