Gërvalla pret nesër në takim ministrin e Jashtëm të Luksemburgut

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, pret nesër në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Xavier Bettel. Sipas njoftimit, takimi pritet të nis në ora 12:40 në objektin e MPJD-së, shkruan Arbresh.info. Dyshja pas takimit do të mbajnë konferencë për media./Arbresh.info/