Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Michael Doyle në një intervistë për Arbresh.info ka dhënë më shumë detaje lidhur me uljen e dënimit të ish-kreut të UÇK-së, Sali Mustafa ashtu si dhe kompenzimin e viktimave nga ai.
Mes të tjerash, Doyle foli edhe për seancat e mbyllura duke thënë se bëhen për mbrojtjen e dëshmitarëe.
Ai foli edhe për afatin kohor, prill 2025 të prezantuar nga Prokuroria e Specializuar.
Po ashtu, zëdhënsi Doyle foli edhe për numrin e dëshmitarëve.
Intervista e plotë:
Arbresh.info: Faleminderit që keni pranuar për të qenë pjesë e kësaj interviste. Pyetja ime e parë lidhet me zhvillimet e fundit në çështjen e Salih Mustafës. Ashtu siç jemi informuar, dënimi Mustafës i është zvogëluar nga 22 në 15 vjet. Si e komentoni ju këtë?
Michael Doyle: Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ashtu si sistemet e tjera të drejtësisë, ose aspektet e tjera të sundimit të ligjit në Kosovë ka mekanizma efektiv të ankimimit. Kjo është pjesë e sistemeve formale të kontrolleve dhe balancave për gjykatën.
Një shkallë e gjykatës merr një vendim dhe më pas një i dënuar në këtë rast mund të kundërshtojë një dhomë apeli dhe përfundimisht në Gjykatën e Lartë të Dhomave të Specializuara nëse konstaton se ka diçka në mënyrën se si është zbatuar ai ligj ose në fakte. Në këtë çështje, ashtu siç përmendët saktë, trupi gjykues ka shqiptuar dënimin prej 26 vitesh burg, paneli i Apelit e ka krahasuar rastin e Salih Mustafës me raste të tjera të tribulaneve të tjera të cilat ishin të komprometueshme edhe pse është e vështirë të krahasosh raste, dhe gjeti se dënimi ishte jashtë përmasave të këtyre rasteve të tjera dhe ata e zvogëluan dënimin në 22 vjet por zotëri Mustafa më pas e referoi çështjen te Gjykata Supreme.
Gjykatës Speciale lidhur me dënimin, gjykata e apeloi dënimin e tij, ata ende e kanë vunë në dukje peshën e krimeve të tij si ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje por ajo çka Gjykata Supreme ka vënë re Gjykata e Apelit ka pasur të drejtë të krahasojë me rastet e tjera , por ata është dashur të konsiderojnë një hap më shumë që të konsiderojë se dënimi më i lehtësuar sipas ligjeve të Kosovës në lidhje me krimet e zoti Mustafës dhe ta marrin atë në konsideratë.
Kështu, Gjykata Supreme e ka marrë atë vendim në korrik, dhe të gjitha dënimet e Gjykatës së Apelit dhe tani çka ka ndodhur javën e kaluar është që Gjykata e Apelit mori udhëzimin prej Gjykatës Supreme që tha se, në rregull, ju duhet të ndiqni këto hapa dhe të arrini dënimin tuaj.
Ajo përfshin identifikimin se cili është ligji më i butë në Kosovë, cili është diapazoni i zbatueshëm i dënimit dhe pastaj merrni atë diapazon parasysh dhe kjo është ajo çka Gjykata e Apelit bëri dhe dënimi i ri është tani është 15 vjet që është natyrisht në thelb është më i ulët se dënimi origjinal.
Arbresh.info: Sali Mustafa është porositur të paguajë një shumë kompensimi për viktimat, çka nëse ai nuk mundet ta paguajë, a do të thotë që do ta paguajë Kosova?
Michael Doyle: Pra, po me të vërtetë, Trupi Gjykues e ka lëshuar këtë urdhër duke përmendur që z. Mustafa ishte pjesërisht i varfër, duke nënkuptuar që ai nuk do të mundet të paguajë shumën e plotë në kohë të arsyeshme dhe kërkoi që opsione të tjera të eksplorohen që urdhri për dëmshpërblim të realizohet në kohë të arsyeshme. Njëra nga rrugët, e cila është përmendur në dosje është të kërkojë nga regjistri për kompensimin e viktimave të krimit në Kosovë. Më së fundi gjykatësi ka thënë se një vlerësim duhet bërë për kapacitetin e Mustafës, për të paguar në një kohë të arsyeshme para se një aplikim të bëhet në Fondin e Kompensimit të Viktimave të Krimit.
Arbresh.info: Disa seanca po mbahen të mbyllura, përfshirë edhe seancën e kaluar. A është kjo jo transparente nga ana e Gjykatës. A mund të na tregoni pse kjo po ndodh, apo do të na tregojë Gjykata në të ardhmen se çka është thënë në ato seanca?
Michael Doyle: Me të vërtetë ligji i cili është adoptuar nga Kuvendi i Kosovës ofron që gjykatësit mund të urdhërojë masa mbrojtëse duke përfshirë të mbajturit e seancave të mbyllura apo të hapura. Ligji ofron që procedurat janë në parim publikë, por kur ka një çështje e mbrojtjes së dëshmitarëve ose viktimat, atëherë ata mund të kërkojnë masa të tilla mbrojtëse.
Është e rëndësishme të theksojmë që autoritetet e Kosovës kanë themeluar ose rënë dakord për të krijuar dhe miratuar Dhomat e Posaçme, për shkak të shqetësimit për intimidimin e dëshmitarëve ose një klimë të intimidimit në një skenë të ngjashme dhe ne kemi parë që ajo të lind në rastet kur gjykatësit kanë referuar ndikimin në disa raste që ato kanë pasur, kemi parë që është një seancë po vjen për pretendime për pretendimet për ndërhyrje te dëshmitarët.
Me këtë që u tha, është shumë e rëndësishme që publiku të kuptojë se çka po ndodh në seanca dhe për këtë arsye gjykatësit vazhdimisht janë duke shikuar për mënyra që t’i bëjnë këto seanca sa më publike, një gjë që ata kanë bërë është që kanë vendosur afate për kur palët duhet të rishikojnë të gjitha transkriptet dhe të vendosin se çka mund të riklasifikohet si publike, kështu për shembull, së fundi kanë qenë dy seanca për dëshmitë e dëshmitarëve për të cilat gjykatësit thanë se shumë nga këto mund të jetë publike, ata kanë urdhëruar palët që të vijnë me rekomandime lidhur me atë se çka duhet në mënyrë absolute të reduktohet dhe të cilat do të jenë transkripte të cilat do të japin më shumë informacione.
Dhe vini re se që nga pushimi tradicional i Gjykatës në gusht, kanë qenë 4 dëshmitarë të cilët kanë dëshmuar të seanca të hapura . Ka pasur shumë çka është dëgjuar por natyrisht ka edhe shumë që është reduktuar për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe gjykatësit vazhdimisht janë duke iniciuar urdhra për qëllim që të bëjnë publike sa më shumë prej tyre më vonë dhe në fund të procedurave njerëzit mund të vlerësojnë nëse procedurat kanë qenë të drejta.
Arbresh.info: Disa zhvillime të reja në këtë proces është edhe tërheqja e avokatit të Kadri Veselit nga stafi mbrojtës . Si e komentoni këtë dhe si do të afektojë kjo procesin
Michael Doyle: Unë nuk jam në pozicion që të komentojë jashtë asaj që është thënë në dosje dhe në gjykatë. Mendoj që zoti Veseli dhe Ben Emmerson, avokati i tij i mëparshëm kanë dërguar letër në Gjykatë dhe besoj që në një letër është cituar që është një “prishje të parevokueshme” në marrëdhënien avokat-klient dhe është e drejtë e të akuzuarit që të kërkojë të përfaqësohet nga një avokat i zgjedhur dhe nuk është e padëgjuar se një i akuzuar të dojë ta ndryshojë avokatin e tij, por është e rëndësishme që të theksojmë se në rastet para Dhomave të Specializuara.
Trupi gjykues duhet të aprovojë këtë ndryshim (të avokatit) dhe arsyeja është që të sigurohet që të mos rrezikojë të drejtat e të akuzuarit dhe në mënyrë të padrejtë të shtyjë gjykimin, kështu që trupi gjykues e ka shikuar rastin e zotit Veseli dhe ka thënë se janë 11 këshilltarë që janë duke prezantuar zotin Veselin dhe dy prej tyre janë duke punuar në këtë çështje për një kohë të gjatë. Regjistari ka thënë që është gati të emërojë avokatin e ri të Veselit sapo ne të aprovojmë tërheqjen e Emersonit dhe në atë rast ata nuk e kanë vendosur që nuk do të ndikojë në mbrojtjen e tij ose të ndikojë në të drejtën e tij. Kështu që kështu duhet vepruar sa herë që duan të ndryshojnë avokatin.
Arbresh.info: A mund të na shpjegoni se sa dëshmitarë kanë dëshmuar, sa kanë dorëzuar dëshmitë e tyre me shkrim.
Michael Doyle: 85 dëshmitarë kanë dëshmuar në Gjykatë, pra dëshmitarë që kanë ardhur dhe kanë dhënë dëshminë tyre të plotë këtu përfshihen edhe dëshmitarët të cilët kanë dhënë dëshmitë te prokuroria ose kanë dhënë dëshmi me shkrim të cilat Gjykata i ka pranuar si dëshmi. Por pastaj, ata dëshmitarë duhet të vijnë në gjykatë ashtu që mbrojtja të bëjë pyetje dhe t’i sfidojë ata dëshmitarë.
Kështu që 85 dëshmitarë kanë dëshmuar në gjykatë, në atë mënyrë apo në dy mënyrat. 69 dëshmitarë të tjerë iu janë pranuar dëshmitë në formë të shkruar pa ardhur në gjykatë, kështu që kjo përfshin dëshmitarët të cilët janë pranuar nën rregullin 153 për shembull dëshmia që dëshmia që ata po japin nuk është e lidhur direkt me aktet e të akuzuarit dhe po ashtu dëshmitarët që janë të padisponueshëm për shembull ata që kanë vdekur apo nuk mund të gjinden.
Arbresh.info: A do të bëjnë dëshmitë e pranuara me shkrim që procesi gjyqësor të shkojë më shpejtë.?
Michael Doyle: Mendoj që kjo është ideja. Prokuroria e Specializuar ka thënë që ata do të përfundojnë rastin në prill të 2025-tës, kjo është një çështje se çfarë mund të bëhet që ai afat kohor të arrihet dhe një gjë që mund të bëhet është heqja e dëshmitarëve nga lista apo dorëzimi I dëshmive të tyre me shkrim.
Arbresh.info: A mendoni se procesi gjyqësor është duke shkuar me tempon e duhur, a është duke shkuar ngadalë?
Michael Doyle: Nuk do të komentoja apo spekuloja lidhur me këtë. Është çështje e Prokurorisë që të thonë nëse do të përfundojnë me dëshmitarët në prill të 2025-të dhe do të jetë në dorën e gjykatësve të japin ndonjë urdhër ku mund të vlerësojnë se si duhet të jetë ritmi i dëshmive të dhëna ose të shpejtohen.
Mendoj se është e qartë përgjatë këtij viti se gjykatësit janë të fokusuar në përshpejtimin e procesit sa më shumë të jetë e mundur. Për shembull duke kërkuar nga Prokuroria vazhdimisht që të raportojnë çdo riorganizim të mëtejshëm në këtë çështje, reduktim i mëtejshëm i dëshmitarëve.
Ata u kanë kërkuar të dyja palëve që kur pyesin dëshmitarët vlerësim sa më të saktë të kohës ashtu që nëse kanë kohë shumë për të pyetur një dëshmitarë dhe pyetjet përfundojnë më herët atëherë duhet të kenë dëshmitarë të gatshëm për të dëshmuar. Kështu që ajo çka mund të them është se gjykatësit janë shumë të përkushtuar që ta bëjnë këtë sa më shpejtë të jetë e mundur.
Arbresh.info: Çka pas prillit 2025?
Michael Doyle: Pra, kur Prokuroria të ketë përfunduar së prezantuari dëshmitarët e saj dhe prezantuari rastin e saj zyrtarisht, më pas, para se mbrojtja të kërkojë dëshmitarët e saj dhe prezantojnë rastin e vet, ata kanë mundësi të paraqesin një dëshmi me shkrim ku kërkojnë që të rrëzohen të gjitha akuzat.
Esencialisht, ata mund të pretendojnë që dëshmia që është e ofruar deri më tani është aq e pamjaftueshme dhe të thonë që akuzat duhet të bien poshtë.
Kjo është diçka që ata mund të vendosin ta bëjnë, nuk e di dhe më pas gjykatësit do të vendosin. Nëse nuk i ngrenë ato sfida dhe nëse ato ngrihen dhe nuk pranohen prej gjykatësve atëherë faza tjetër do të jetë që (mbrojtja) të thërrasë dëshmitarët e saj dhe të tregojnë anën e tyre të historisë dhe në veçanti se si Prokuroria dhe vështrimi i tyre ka dështuar të provojë akuzat.
Arbresh.info. Pra, nuk është prilli 2025 nuk është përfundimi i projektuar?
Michael Doyle: E saktë, nuk është përfundimi i procesit por le të themi përfundimi i fazës së parë në sensin që faza e parë është Prokuroria dhe pjesa e dytë është mbrojtja. Unë them gjysma por nuk e dimë në termin kohor por nuk e dimë se çfarë dëshmitarë mund të thirren nga mbrojtja ose sa mund të marrin kohë. /Arbresh.info/ Erolinda Gashi/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?