I dërguari special i presidentit Joe Biden për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar theksoi se Bosnja dhe Hercegovina dhe shtetet e tjera të rajonit duhet t’i bashkëngjiten iniciativës së Ballkanit të Hapur.
Këtë deklaratë ai e bëri në fund të vizitës së tij në Bosnje-Hercegovinë.
“Unë e kuptoj hezitimin për Ballkanin e Hapur. Shtetet e Bashkuara mbështesin të gjitha nismat që integrojnë ekonomikisht rajonin, përfshirë Ballkanin e Hapur, iniciative qe aktualisht përfshin Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Shqipërinë. Njerëzit e biznesit, të rinjtë, ekonomitë po zhvillohen dhe autoritetet boshnjake duhet të kuptojnë se ky është një shans dhe ata duhet të shkojnë në atë drejtim. Ne e shohim Ballkanin e Hapur si një shans dhe do të sigurojmë që kjo iniciative të jetë efektive jo për përfitime politike, por për të ngritur rajonin në nivelin e standardeve evropiane”, tha Escobar.
Escobar foli edhe për vendimet për sanksione dhe shpallje ‘non grata’ të politikanëve të tjerë nga rajoni pas Sali Berishës.
Zëvendësndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar tha se do të ndëshkohen me ‘non grata’ dhe sanksione ekonomike jo vetëm liderët, por edhe kompanitë që i mbështesin.
“Sanksionet zbatohen për individë dhe politikanë që duhet të jenë personalisht të përgjegjshëm. Ne i kemi këto akte të gatshme në tavolinë të shoqëruara me mjete, sanksione ekonomike që mund të vendosen kundër liderëve, por edhe ndaj atyre kompanive që i mbështesin ata”, u shpreh ai.
Escobar ka vijuar vizitën në Malin e Zi ku vazhdon përshkallëzimi i krizës qeveritare dhe mosmarrëveshjet në radhët e shumicës dhe po shtohen zërat për krijimin e një qeverie teknike, e cila do të përgatiste zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Escobar ndodhet në Sarajevë prej datës 7 nëntor në kohën e rritjes së shqetësimeve se Republika Sërpska mund të shkëputet nga ky vend.
Republika Sërpska së bashku me Federatën Myslimane-Kroate janë dy entitetet që përbëjnë Bosnje-Hercegovinën. Organizimi i tillë është bërë me të ashtuquajturën Marrëveshje të Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnje në vitet ‘90./Top Channel/
Biden fal dënimet me vdekje, konvertohet dënimi për 37 të bu...
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...