Dogana dhe Policia aksion në veri, kontroll bizneseve

14:22 | 25 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Oficerët doganorë të asistuar nga Policia e Kosovës sot në orët e para të mëngjesit kanë realizuar kontrolle në tri lokacione në veri të vendit.

Ky operacion ka filluar në orët e para të mëngjesit ku qëllimi ishte të kontrollohen bizneset të cilat operojnë në rajonin e Zubin Potokut, respektivisht dy lokacione në fshatin Zupce dhe një tjetër në fshatin Uglar.

“Operacioni ka pasur qëllim kontrollin e bizneseve pë shmangje të tatimit si dhe veprimtari ilegale të kontrabandimit të mallrave”, thuhet në njoftimin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme