Dita Shtetërore e Themelimit të Hungarisë, Osmani: Uroj që vendet tona të forcojnë bashkëpunimin

22:18 | 20 Gusht 2024
E.G

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidentin hungarez, Tamás Sulyok me rastin e përvjetorit të Ditës Shtetërore të Themelimit të Hungarisë.

Ajo ka uruar që të dyja vendet të vazhdojnë të forcojnë lidhjet e miqësisë dhe bashkëpunimit në vitet në vijim, shkruan Arbresh.info.

“Në përvjetorin e Ditës Shtetërore të Themelimit të Hungarisë, i shprehim Presidentit urimet tona më të ngrohta
@DrTamasSulyok dhe popullit hungarez. Uroj që vendet dhe popujt tanë të vazhdojnë të forcojnë lidhjet e miqësisë dhe bashkëpunimit në vitet në vijim.”, ka shkruar ajo./Arbresh.info/

Të ngjashme