Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i Punëve të Brendshme Ivica Daçiq deklaroi se informacionet për deklaratën e supozuar të Artan Hajrizit se vëllai i tij ia ka marrë dokumentet janë të rreme, sepse nëse vëllai i tij kishte ardhur tashmë në Gjermani, pse do të kthehej në Preshevë, sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme.
“Personi të cilit i ka dokumentet në policinë tonë, Artan Hajrizi, sot në orën 11:55 ka deklaruar në policinë e Hanoverit se pardje vëllai i tij Fatoni i ka vjedhur dokumentet personale në banesën e tij në Hanover. Është një gënjeshtër klasike, sepse sipas cilës logjikë një person nga Hanoveri kthehet ilegalisht në Preshevë dhe tenton të shkojë sërish ilegalisht në Gjermani?!”, tha ai, raportin N1.
Kjo tregon qartë, siç thotë ai, se ishte rënë dakord më herët dhe se ishte një akt i organizuar.
“Policia gjermane duhet të përgjigjet urgjentisht nëse Fatoni ka qenë në Hanover dhe si ka hyrë e ka dalë dhe si ka përfunduar në Preshevë dhe pse, me çfarë qëllimi? Pasoja e atij akti dhe organizimi terrorist është vrasja e një polici dhe për këtë kërkojmë dhe presim bashkëpunim të plotë me policinë gjermane dhe EULEX-in, jo gënjeshtra që askush nuk i beson”, tha Daçiq.
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve