Ndonëse numri i rasteve me Covid-19, po rritet, është skeptike nëse partitë politike do të shikojnë shëndetin e qytetarëve e jo interesat e tyre në fushatën zgjedhore që pritet të fillojë në shtator.
Duke pas parasysh që edhe në zgjedhjet e kaluara ndonëse në një periudhë pandemie institucionet e vendit nuk kanë pasur kufizime në fushatë edhe këtë herë nuk pritet që të ndodh një gjë e tillë.
Sipas gazetarit që përcjellë për një kohë të gjatë zhvillimet në Kosovë, Zekirja Shabani, politika ka dëshmuar edhe në zgjedhjet e fundit se më me interes është vota se jeta e qytetarëve dhe nuk pret që do të ketë kufizime.
Sipas Shabanit, lirimi i masave gjatë këtyre muajve do të sjell pasoja në muajt e ardhshëm.
“Kufizimi i lëvizjes së njerëzve dhe punës së bizneseve duhet të jetë alternativa e fundit e institucioneve kompetente për të luftuar virusin korona. Ndërkaq lirimi i masave për dasma dhe klube të natës pa imunizim të masës po shihet që po ndikon në rritjen e numrit të infektuarve. Kjo do të përkeqësojë situatën me covid në muajt në vazhdim”, deklaroi Shabani për arbresh.info.
Sipas analistit, Blerim Burjani, çështja e kufizimeve në fushatë duhet të trajtohet me seriozitet.
“Tash kjo duhet të shqyrtohet bazuar në rekomandimet e IKSHPK. Pastaj të vendos KQZ, pra varet nga zhvillimet epidemikë. Fushata zgjedhore mund të zgjas 10 ditë. Pra me respektim të masave edhe fushata të organizohet”, thotë Burjani për arbresh.info.
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nuk është diskutuar në lidhje me shkurtimin e ditëve të fushatës për Zgjedhjet Lokale 2021.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një përgjigjej për arbresh.info ka thënë se fushata është e parapa në bazë të ligjit.
“Në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, në nenin 3, është përkufizuar se çka nënkuptohet me periudhë të fushatës zgjedhore. Kjo është periudha prej 30 ditësh për fushatën zgjedhore të subjekteve politika e cila përfundon një ditë para ditës së zgjedhjeve. Pra, afati 30 ditor për fushatën e zgjedhjeve lokale (16 shtator – 15 tetor) i vendosur nga KQZ-ja, mbështetet në këtë ligj dhe në rregullën zgjedhore për fushatën e zgjedhjeve dhe si i tillë nuk mund të ndryshohet. Aspektet tjera, të cilat ndërlidhen me meneaxhimin e pandemisë dhe masat tjera kufizuese, qoftë edhe për tubimet e subjekteve politike, janë institucionet përkatëse të cilat mund të japin përgjigje”, ka thënë Elezi.
Kujtojmë se zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor, dhe fushata elektorale do të zgjatë një muaj.
Në këtë periudhë aktualisht vendi ynë po përballet me ngritje të numrit të infektuarve.
Ani pse institucionet kanë paralajmëruar se deri në gjysmën e gushtit të gjithë duhet të marrin së paku dozën e parë të vaksinës nuk dihet nëse të njëjta kufizime do të jenë edhe për politikanet që do të zhvillojnë fushatën zgjedhore./arbresh.info/
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për vrasje në t...
Kështu e festojnë 28 nëntorin mërgimtaret në Gjermani
Sekretari Blinken uron Shqipërinë
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, d...
FSK bënë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz
Gjykimi në Hagë – Rexhep Selimi me kollare të kuqe e emblemë...