Bordi i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) në mbledhjen e datës 2 shkurt 2022, aprovoi unanimisht kriteret për shpalljen e konkursit për plotësimin e pozicionit për Drejtor të Përgjithshëm të RTK-së.
Konkursi për Drejtor të Përgjithshëm të RTK-së do të jetë publik dhe i hapur për të gjithë kandidatët që janë të interesuar dhe plotësojnë kriteret, përderisa si proces do të jetë tërësisht i bazuar në meritokraci dhe do të jetë i hapur për monitorim. Rrjedhimisht, inkurajojmë të gjithë të interesuarit që këto ditë të përcjellin hapjen e konkursit në kanalet e RTK-së dhe të aplikojnë për pozitën në fjalë.
“Poashtu, Bordi i RTK-së ka pritur në takim përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të RTK-së (SPRTK), më të cilët është diskutuar lidhur me sfidat, shqetësimet dhe kërkesat e tyre. Bordi i RTK-së siguroi SPRTK-në se do t’i adresojë shqetësimet e tyre në përputhje me rregullativën e RTK-së dhe ofroi bashkëpunim të plotë në funksion të zhvillimit të RTK-së”, thuhet në komunikatë./arbresh.info/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...