Komisioni Evropian ka publikuar raportin e tij të fundit mbi progresin e Kosovës drejt procesit të integrimit evropian, në të cilin ka vlerësuar zhvillimet kryesore të sistemit financiar dhe Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) duke identifikuar fushat që kërkojnë përafrim të mëtejshëm me standardet e BE-së.
Sipas njoftimit të BQK-së, raporti vlerëson sistemin bankar si të qëndrueshëm dhe me një ritëm të fuqishëm të zgjerimit, me nivele të larta kapitalizimi dhe rritje të konsiderueshme të kreditimit dhe depozitave në krahasim me vitet paraprake, shkruan Arbresh.info.
Në këtë kontest, vlerësohet miratimi i Rregullores për Menaxhimin e Rrezikut të Likuiditetit dhe sugjerohet puna e vazhdueshme për zbatimin e Direktivës dhe Rregullores për Kërkesat Kapitale.
Raporti në veçanti vlerëson progresin e konsiderueshëm në krijimin e një strukture të adekuate të qeverisjes së BQK-së pas emërimit të Guvernatorit të ri dhe kompletimit të Bordit Ekzekutiv.
Për më tepër, sipas Raportit, Plani i ri Strategjik pesëvjeçar i BQK-së, i lansuar në fund të vitit 2023, pritet të forcojë efikasitetin e saj operacional.
Raporti vlerëson kontributin e BQK-së në trajtimin e pastrimit të parave përmes miratimit të kornizës mbikëqyrëse të bazuar në rrezik dhe nënshkrimit të një Memorandumi të Mirëkuptimit me Njësinë e Inteligjencës Financiare që përforcon edhe më tej përkushtimin e vendit ndaj standardeve ndërkombëtare në luftimin e krimeve financiare. Në këtë kontekst, raporti vlerëson progresin e BQK-së në luftimin e falsifikimit të parasë dhe tërheqjen nga qarkullimi të parave të falsifikuara.
Po ashtu, raporti përmend edhe avancimet tjera si mundësimi i IBAN te IFJB-të që shënon një hap të rëndësishëm në avancimin e shërbimeve të pagesave dhe përfshirjes financiare. Gjithashtu vlerëson anëtarësimin e BQK-së në Rrjetin e Financave dhe Bankingut të Qëndrueshëm që përafron sistemin financiar me standardet ndërkombëtare të qëndrueshmërisë përmes integrimit të parimeve të ESG në sektorin bankar.
Në Raport janë identifikuar edhe fushat në të cilat kërkohen avancime të mëtejme duke përfshirë monitorimin e kujdesshëm të rritjes së kredive, avancimi i sistemit të pagesave, përafrimi i mëtutjeshëm me legjislacionin evropian në fushën e sigurimeve, pagesave dhe tregjeve të kapitalit./Arbresh.info/
Lajm i keq për tifozët e Chelseat, sërish lëndohet Reece Jam...
“Çifti më i ri në Big Brother”, Gjesti ironizon me Edin dhe ...
Vitia: Buxheti për Shëndetësi është trefishuar, pjesa më e m...
Kurti mori pjesë në Forumin Ekonomik Zvicër-Kosovë 2024
Dështon gjykimi për gazin lotsjellës, seanca e radhës një di...
PDK rikthehet në Kuvend, amendamentet e tyre nuk përkrahen n...