Fazli Syla nga fshati Bukshiq i Klinës, ka thënë se djali i tij E.S, i arrestuar të dielën nën dyshimin se bashkë me katër persona tjerë po planifikonin sulme terroriste në Kosovë, ka thënë
se djali i tij, është praktikues i fesë, por që familja nuk ka dyshuar në të asgjë.
Ai në një deklarim për medie, pas nisjes së seancës ndaj të dyshuarave ka thënë se djali i tij, nuk punon askund dhe se merret me kultivimin e pulave.
Sipas tij, E.S është arrestuar edhe më herët për të njëjtën vepër.
“E kanë arrestua që tri ditë po erdha ta shohë sot djalin po s’me lejonë më pa. Djali është marr më pula, s’ka punu askund. Është praktikues i fesë sikur e gjithë familja po skemë dyshua kurrgjë. Ka shkuar në xhami e ka fal xhumanë s’ka pas tjetër lëvizje. Edhe vite më parë është arrestuar po s’ka nejt shumë në burg për të njëjtën vepër. Djali është i martuam i ka tre fëmijë”, tha Syla, raporton arbresh.info.
Seanca për vendimin për paraburgim për personat e arrestuar të dielën, është duke vazhduar/arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Avantazhi i Vëllait të Madh si kapitene e javës – Sara dogji...
SHBA dhe aleatët: Përfshirja e Phenianit në Ukrainë shënon ‘...
Vëllai i Madh i jep një avantazh Fitimit, të ndahet nga Laur...
Fitimi dhe Sara zgjidhen kapitenë të kësaj jave
Përzgjidhet 11-shja më e mirë e vitit 2024 nga CAF