Google ADS

Asnjë i vdekur dhe 28 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

15:04 | 29 Tetor 2021
Arbresh.info

Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se gjatë 24 orëve nga 1.958 testime, 28 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, po ashtu nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Ndërsa sot janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.317.

MSH njofton se në total numri i rasteve aktive është 431.

Po ashtu janë dhënë 4.707 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.558.528 doza të vaksinës.

Deri më sot 720.378 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme