Njësiti Policor në Fushë Kosovë ka arrestuar një person i cili ishte në kërkim me urdhëresë të gjykatës.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari, E. S., shtetas i Republikës së Kosovës, është dënuar me një vit e 10 muaj burgim për veprën penale të “blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.”
Njoftimi i plotë:
Nga njësite të stacionit Policor të Fushë Kosovës, është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të gjykatës.
Personi i dyshuar:
E. S, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, kërkohej me urdhëresë nga gjykata, pasi që i njëjti është dënuar me burgim (1 vit e 10 muaj) për veprën Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar është dërguar për vuajtje të dënimit./Arbresh.info
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin