Google ADS

Arrestohet një arab në Prishtinë, po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar

18:56 | 10 Shtator 2024
E.G

Policia e Kosovës, gjegjësisht njësiti (Fast Kosova), me mbështetje të zyrtarëve policorë të rendit publik të Prishtinës ka arrestuar një një shtetas nga Arabia Saudite, i cili ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar.

Sipas njoftimit, personi i arrestuar, me inicialet M.Th.K., ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Arabisë Saudite për përfshirje në veprimtari penale (mashtrime financiare), shkruan Arbresh.info.

“Policia e Kosovës, gjegjësisht njësiti (Fast Kosova), me mbështetje të zyrtarëve policorë të rendit publik të Prishtinës, sot më 10.09. 2024, pas një pune intensive në terren, kanë arritur të lokalizojnë dhe më pas të arrestojnë në Prishtinë, një shtetas nga Arabia Saudite, i cili ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar.”, thuhet në njoftim.

“Ndaj personit të arrestuar do të vazhdojnë procedurat e parapara për raste të tilla në koordinim me institucione tjera, përfshirë organet e drejtësisë.”, thuhet tutje./Arbresh.info/

Të ngjashme